SQARIMI I TRI ÇËSHTJEVE NGA AHMET ZOGU PARA ASAMBLESË KOMBËTARE (1927) :...

SQARIMI I TRI ÇËSHTJEVE NGA AHMET ZOGU PARA ASAMBLESË KOMBËTARE (1927) : NEGOCIATAT E TRAKTATEVE TREGTARE, MARRËVESHJA ME SELINË E SHENJTË DHE PAKTI I TIRANËS. (LE MATIN)

50
0
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Shkurt 2019

“Le Matin” ka botuar, të shtunën 17 shtatorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me sqarimet e mbretit Zog para Asamblesë Kombëtare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria negocion disa traktate tregtare dhe një marrëveshje me Selinë e Shenjtë

Tiranë (Shqipëri), nëpërmjet Londrës, më 16 shtator. Telef. Matin.

Në hapjen e Asamblesë Kombëtare, Ahmet Zogu njoftoi se Shqipëria ishte gati të përfundonte disa traktate tregtare me Britaninë e Madhe, Francën, Egjiptin, Turqinë dhe Japoninë dhe se, për më tepër, ajo kishte shpresën për të arritur një marrëveshje me Selinë e Shenjtë.

– Shfrytëzoj rastin, shtoi presidenti, për të thënë se thashethemet se pakti i Tiranës ka tjetërsuar pavarësinë e Shqipërisë janë pa asnjë bazë. Në fakt, kjo marrëveshje respekton sovranitetin tonë në kuptimin e plotë të fjalës.

1550387495(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)