Takimi Rugova- Fischer: Ja cilat ishin dy kërkesat e Rugovës për ministrin...

Takimi Rugova- Fischer: Ja cilat ishin dy kërkesat e Rugovës për ministrin gjerman në vitin 1999 (Video)

86
0
SHPËRNDAJE

Ishte viti 1999, kur presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte takuar në Gjermani ministrin e jashtëm të këtij shteti, Joschka Fischer.

Në një video të rrallë të publikuar në youtube nga AP, shihet në konferencë për media, presidenti Rugova, ku kishte bërë të ditur dy kërkesat që kishte në atë kohë.

Rugova kishte thënë se Kosova ishte zbrazur, dhe se primare duhet të jetë kthimi i popullsisë në Kosovës. Ndërsa kërkesa e dytë ishte që forcat ndërkombëtare dhe ato të NATO-s të hyn në Kosovë që të krijojnë siguri dhe të largohen forcat serbe.