Aleksandri i Madh dhe heronjte mitikë flisnin pellazgjisht

Aleksandri i Madh dhe heronjte mitikë flisnin pellazgjisht

481
0
SHPËRNDAJE

Shumë të dhëna dëshmojnë se pellazgjishtja ishte dhe gjuha e Aleksandrit të Madh dhe e strategëve të tij. E ëma e tij Olimbiadha, ishte me prejardhje nga Mollosia dhe ajo jetoi shumë vite në Aleksandri.

Dhe në fakt shumë fjalë të vjetra maqedonase të njohura që janë ruajtur, janë të njëjta me gjuhën arvanitase. Ndaj dhe Finlei tek libri “Historia e Revolucionit grek” do të shkruante që Aleksandri i Madh, në simpoziumet e tij me strategët fliste një dialekt të vjetër Arbaneshë/Arbëreshë.

Tezat e Aristidh Kolës nuk janë të vetmet. Shumë studiues të huaj mbrojnë tezën pellazgjike. Pa i përmendur të gjithë mund të thuhet se më e pranueshmja është ajo e studiuesit Eduart Schneider, 1894, i cili thotë se Pellazgët janë një rracë autoktone, më e hershmja se periudha kuaternare dhe ilirët janë pasardhësit e tyre.

Akademiku francez, Druon do të mbrojë tezën pellazgjike të shqiptarëve para grekërve të lashtë.

Ndërkohë që Michael Attaleiates, kronisti bizantin do të shkruante “Arbaneshe janë njëri nga popujt më të çuditshëm.

Vlenë të theksohet se etnonimi “Shqiptarë” erdhi më vonë, në kohën e Ataleiates (shekulli XI) të gjithë Shqiptarët njiheshin si “Arbaneshë/Arbëreshë”.

Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.aleksandri-i-madh