Jeta e mbretit mollos Pirro, i cili dy herë për disa vjet...

Jeta e mbretit mollos Pirro, i cili dy herë për disa vjet mbajti titullin e larte te Mbretit të Maqedonisë/ Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij

236
0
SHPËRNDAJE

Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (ilirian). Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e larte te Mbretit të Maqedonisë, njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorkitis në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan e u bashkuan me te pra në anën e tij.

Pirroja dhe shteti Epirit shtrihej ne kohen e tij deri te lumi Shkumbin, në lindje deri në Vardar kurse në jug deri në Kornit. Kur e pyetën ALEKSANDRIN E MADH kush ishte strategu më i shquar i te gjitha kohrave e kohes ai u përgjegj: “Pirro,” Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit te madh kurse vehtes të tretin. Pirro ka qenë një nga udhëheqësit ushtarakë më të shquar E TE MEDHENJ QE NJEH HISTORIA BOTERORE e asaj kohe të kohës së vet ne gjith perrandorite e asaj kohe (lexoni deri ne fund me kujdes historin e Mbretit ilire Pirros ) Pirro i Epirit (319-272 p.e.s.)para krishtit ishte nje mbret dhe nga gjeneralet më të shquar e te medhenj të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve.

Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën me nje ushtri te madhe per kohen pra ngushticen e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga iliret molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore të madhe kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha. Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Por më 302, kur ndodhej përsëri te taulantët, kundërshtarët e tij ngritën krye dhe shpallën si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandër Molosit. Pasi nuk mund të kthehej më në Epir ai hyri në shërbim të Diadokëve më në zë të kohës, Dhimitër Poliorketit të Maqedonisë, si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës, ku u njoh me jetën shoqërore, administrative dhe ushtarake të këtyre shteteve dhe u kalit në një tok betejash. Në vitin 296, me, ndihmën e mbretit Agathokli të Sirakuzës u kthye përsëri në Epir. dhe u bë sundimtar i vetëm i Epirit.

Pas kësaj ai i dha fund edhe autonomive që kishin fiset në simahinë e mëparëshme. Pirrua erdhi në fuqi edhe sundoi në një kohë kur fqinjtë e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin në një kaos të plotë politik dhe ishin dobësuar nga luftat e gjata e shkatërrimtare që bënin midis tyre pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë, Diadokët. Në këto lufta u përzie edhe Pirrua dhe u bë një nga pretendentët për fronin maqedon. Në fillim ai ndërhyri në luftën që bënin midis tyre dy djemtë e Kasandrit, pas vdekjes së të jatit. Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë tokat që i përkisnin Epirit: Paravinë, Tymfenë, Amfilokinë, Akarnaninë dhe qytetin Ambraki, të cilin i bëri kryeqytet të mbretërisë së vet. Pak më vonë Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisë dhe Jonisë, Lisimakun, dhe e dëbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinë e tij i ndanë midis tyre. Tani kufijtë e shtetit të Pirros u shtrinë në lindje deri në lumin Aksios (Vardar), në veri përtej Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez. Rasti e bëri Pirron t’i drejtonte sytë pas kësaj nga Italia. Tarenti dhe qytete të tjera të Italisë së jugut, të kërcënuara nga Roma, e ftuan këtë për ndihmë.

Pirrua u kap pas kësaj ftese dhe filloi të ëndërronte për krijimin e një monarkie të madhe në perëndim sikurse ajo e Aleksandrit të Madh . Në pranverën e vitit 280 Pirrua zbarkoi në Itali me një ushtri të madhe të stërvitur dhe të armatosur mirë. . Ajo përbëhej prej 20.000 këmbësorësh të armatosur rëndë, 3000 kalorësish, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 200 elefantësh, përdorimin në luftë të të cilëve Pirrua e kishte parë me pare. Shpenzimet e luftës i kishte marrë përsipër Tarenti, i cili ishte i detyruar t’i jepte edhe ushtri ndihmëse. Ndeshja e parë e Piros me romakët u bë në qytetin Heraklea. Përleshja qe shumë e ashpër. Fatin e luftës e vendosën elefantët dhe kalorësia e Pirros. Nga kjo disfatë romakët humbën Lukaninë. Në anën e Pirros kaluan brutët, lukanët, samnitët dhe pothuajse gjithë qytetet të Italisë së jugut. Një vit më vonë Pirrua ndërmori një sulm të ri kundër romakëve, të cilët kishin grumbulluar këtë radhë një ushtri të madhe që arrinte deri në 70.000 vetë. Në betejën që u zhvillua afër qytetit Auskulum romakët pësuan përsëri disfatë, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumë. sa që kur e uruan per fitoren e madhe ai u përgjegj: “Edhe një fitore si kjo dhe unë nuk do të kem me se të kthehem në iliri Epir”.

Prej kësaj rrjedh edhe shprehja “fitore si ajo e Pirros” e cila përdoret sa herë që duan të tregojnë për një fitore me sakrifica te medha Pas këtyre dy betejave te forta gjendja e Pirros në Itali u keqësua. Forcat e tij ishin paksuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar të lëkundeshin dhe të ishin të pakënaqura. Roma përkundrazi kishte akoma rezerva të mëdha në njerëz dhe një mbështetje të shëndoshë në aleatët latinë. Për Pirron u bë e qartë se lufta kundër Romës kërkonte kohë dhe sakrifica të reja shume te medha. Ndërkaq në Sicili kishin hyrë kartagjenasit dhe Sirakuza e kërcënuar i u drejtua per ndihmë Pirros. Në këto rrethana Pirrua vendosi të bënte paqe me Romën dhe t’i drejtonte forcat kundër Kartagjenës me shpresë se këtu do të arrinte fitore më të lehta. Kushtet e paqes ishin me sa duket të favorëshme për Romën, megjithatë senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, të interesuar që ta mbanin Pirron në Itali dhe të mos e linin të hidhej në Sicili, i propozuan Romës aleancë dhe ndihme ushtarake. Duke u mbeshtetur në këtë aleancë Roma vendosi ta vazhdonte luftën. Pa përfunduar paqën me Romën Pirrua u largua në vitin 278 nga Italia dhe u drejtua me ushtritë e veta në ndihmë të Sirakuzës duke lënë në Itali vetëm dy garnizone.

Në Sicili Pirrua korri në fillim disa suksese. Ai i theu dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithë Sicilia. Vetëm qyteti Lilibea në skajin jugperëndimor të ishullit mbeti në duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorët e Sicilisë( itali)me titullin “prijes e Mbret”. Monedhat e prera në Sicili (ITALI) mbanin tani emrin e mbretit Pirro ilire epirot. Pas këtyre fitoreve Pirrua filloi përgatitet për t’u hedhur në Afrikë. Por këtë plan nuk mundi ta realizonte sepse në marrëdhëniet e tij me qytetet filluan të lindin mosmarrëveshje të mëdha.. Kjo i bëri disa nga qytetet të ngriheshin kundër tij kurse disa të tjera të hidheshin në anën e Kartagjenës. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytëzonin rastin. Në Sicili doli përseri një ushtri e tyre, a cila në pakë kohë asgjësoi të gjitha fitoret e arritura nga Pirrua; në duart e tij mbeti Sirakuza. Në këtë mënyrë planet e Pirros në Sicili spo shkonia si ai deshironte . Por edhe në Itali gjendja nuk ishte më e mirë. Romakët ishin hedhur në sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete tee pirros ish-aleate të Pirros po vepronin me sukses kundër samnitëve dhe lukanëve. Kjo i detyroi grekët dhe italikët që ishin akoma të lidhur me Mbretin ilire Pirron t’i drejtoheshin këtij prap për ndihmë. Pirrua vendosi të linte Sicilinë ku kishte humbur çdo shpresë dhe të kthehej .

Por rrugës ai u sulmua nga flota e Kartagjenës, e cila i shkatërroi më shumë se gjysmën e anijeve. Megiithatë, në pranverën e vitit 275 Pirro zbriti përsëri në Itali dhe filloi përgatitjet per sulmin e ri te madh kundër romakëve. Beteja vendimtare u zhvillua pranë qytetit Beneventum. beteja ishte e madhe dhe shume e forte dhe e pergjakshme Këtu Pirrua pesoi humbje ne ushtare . u terhoq dhe arriti në Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye në Epir. Gjatë mungesës së Pirros, Mbreti i Maqedonisë. Antigon Gonata, kishte rimëkëmbur dhe forcuar shtetin e vet. Sa u kthve nga Italia, Pirro vendosi të ndryshonte gjendjen e krijuar në Ballkan dhe të provonte edhe një herë të zinte fronin e Maqedonisë. Për këtë qëllim ai sulmoi Antigon Gonatën, por mundi t’i shkëpuste vetëm disa toka nga shteti i tij. Pas kësaj ai u nis për në Peloponez kundër mbretit spartan, Areut, aleatit të Maqedonisë. Këtu ai korri një varg fitoresh të reja, por në një përleshjenë qytetin Argos (në gjirin a Korinthit) u vra më 272 . Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricient ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të shtetit te Epirit: të krijonte një perandori.

Këto plane e hodhën atë në një varg luftash te gjata e pa fund. Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftat e vazhdueshme e forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë. Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë ilire epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir. Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Pas vdekjes së Pirros shteti i Epirit u dobësua shume Prej tij u shkëputën njëra pas tjetrës të gjitha tokat e pushtuara të taulantëve, Maqedonisë e Thesalisë. Maqedonia e forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epërsinë e saj. Aleksandri i 2 ndër mbretit taulant, Mytilit, të cilit i shkëputi disa toka në jug të Apollonisë. Por në një luftë kundër maqedonëve ai u mund dhe i humbi përsëri tokat ilire të luginës së Vjosës. Mbretëria e Epirit u kthye kështu pothuajse në kufijtë e vjetër të saj. Pakënaqësia e popullsisë në kohën e pasardhësve të Pirros u shtua edhe më shumë. Këtë e shfrytëzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakënaqësi gjithnjë më të madhe përqëndrimin e gjithë pushtetit në duart e mbretit.

Si pasojë, në Epir shpërthyen konflikte të ashpëra që mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, të mbretëreshës se madhe së fundit të Epirit, Deidameia, dhe me përmbysjen a pushtetit mbretëror. Pirro gjatë sundimit të Epirit (297-272 p.e.s] Në vitin 297 para Krishtit në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirro. Ai u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi nje shtet te pavarur qe mori emrin e vet Epiri. Gjatë sundimit të Pirros, Epiri zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme të kohës.Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja.Pirroja dhe shtetit Epirit shtrihej ne kohen e tij deri te lumi Shkumbin, në lindje deri në Vardar kurse në jug deri në Kornit. Me kërkesën e qytetit Tarant, në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe ne Italinë e Jugut. Në luftën që zhvilloi i theu keq Romakët Pas disa fitoreve radhazi në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrin e tij hyri në Greqi, Pirro Mbreti ilire u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.e.s. në qytetin Argo Rajoni i Epirit Epiri ) është një rajon historik dhe gjeografik i pozicionuar në jug-perëndim të gadishullit të Ballkanit.

Në veri shtrihet nga Malësia e Akrokerauneve deri në Gjirin e Ambrakisë në jug dhe nga Malet e Pindit në lindje deri në Detin Jon në perëndim.[1] Sipas ndarjes territoriale aktuale Epiri tek ne ndahet mes qarqeve Gjirokastër, Vlorë dhe Berat në jug të Shqipërisë , ndërsa VLORA dhe GJIROKASTRA jane qytetet më te medha te Epirit Ilire dhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë. Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Mbreti ilire Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun Pirrua ishte një mbret i pushtetshem ilire shumë i pasur. Sipas historianëve boterore antikë Ambrakia (Vlora sotme deri narte ), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën te gjitha romakët në Ambraki në kryeqytetin e Mbretit te madh Pirro Mollosit . Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe ne europe e bote parakrishtit , por të gjitha këto u grabitën me pas nga gjeneralët e ushtria romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.para krishtit !

Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (ilirian). Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e larte te Mbretit të Maqedonisë, njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorkitis në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan e u bashkuan me te pra në anën e tij. E njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Gjergj Kastrioti sepse nga njëra anë, ai si Aleksandëri madh e nga ana tjetër se ai e ndiente veten i teri si epirot dhe pasardhës i drejtperdrejt i Mbreti Pirro.

Ne quhemi epirotë, … … Gjergj Kastrioti i cili e shkruajti kete me doren e tij në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti Epirotarum princeps (princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Gjergj Kastriotit të prejardhur nga epiri, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar Gjergj Kastrioti Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë (Gjermanisht: Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P. R. Franke[80] .Frymezim i madh ne fakt ka qene per heroin tone Gjergj Kastrioti figura e dhe vepra e madhe e mbretit Pirro kjo eshte e padiskutueshme. Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, kësaj qyteze-kështjellë, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983.

Gërmimet në teritorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë. Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se: Gjirokastra është Argia e dikurshme . Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ne afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias . Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë Në mesjetë Pyrrho-Castra .

Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit . Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në ( r ).Vë në dukje emërtimin e hershëm Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ;Chateau d’Argent (Kështjellë e Argjendtë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli.

Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt . Pjesa kryesore e Epirit shtrihej në skajin jugor të Ilirisë. Banohej nga fiset ilire ku më kryesoret ishin Molosët, Thesprotët dhe Kaonët. Në Epir gjendej faltorja me e famshmja e kohes faltorja e Dodonës, orakulli më prestigjozja dhe e vecanta në botën antike.