Ja qëndrimi që mbajti SHBA ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës 1943-1944

Ja qëndrimi që mbajti SHBA ndaj Shqipërisë në vitet e rezistencës 1943-1944

346
0
SHPËRNDAJE

Gjykimi se Ballkani dhe Shqipëria si pjesë e tij gjatë LDB nuk përfaqësonin ndonjë rajon të veçantë për interesat amerikane, është tashmë një pohim i pranuar nga disa historianë.

Por kjo është një e vërtetë relative, sepse interesi amerikan për Ballkanin gjatë LDB erdhi duke u rritur dhe në veçanti pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943.

Një tjetër faktor që ndikoi ishte gjithashtu ishte rritja dhe zgjerimi i rezistencës në Shqipëri, në Greqi dhe në Jugosllavi duke u bërë faktor me vlerë për vet këta popuj, por edhe për aleatët e mëdhenj.

Megjithëkëtë, Ballkani ishte dhe mbeti një rajon jo primar për objektivat ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë LDB, pavarësisht nga dërgimi i

Misioneve Ushtarake Amerikane, në Greqi, Jugosllavi dhe në Shqipëri në gjysmën e dytë të vitit 1943.

Objektivat e këtyre misioneve dhe roli i tyre në mbështetje të lëvizjeve çlirimtare ishte jo aq i rëndësishëm sa ai i Misioneve Britanike.

Çekosllovakia dhe Shqipëria ishin dy vendet e para të Evropës, të cilat u pushtuan nga Gjermania dhe Italia dhe të parat që dhanë alarmin për rrezikun që i kanosej botës nga shtetet totalitare fashiste.

Akti i pushtimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, nuk gjykua dhe vlerësua siç duhej, as nga fqinjët e saj, Greqia dhe Jugosllavia, por as edhe as nga Demokracitë e Mëdha Evropiane, si Britania e Madhe dhe Franca.

“Qeveria britanike, jo vetëm që bëri sytë e verbër ndaj dhunimit flagrant të ligjit ndërkombëtar, por ajo gjithashtu u përpoq të zvogëlonte asgjësimin e pavarësisë së saj,  sytë e komunitetit britanik dhe atij ndërkombëtar”.

SHBA ndonëse ruajtën neutralitetin deri më 7 dhjetor 1941, kohë kur u sulmua nga Japonia baza e tyre ushtarako-detare në Pearl Harbor, e dënuan sulmin italian mbi Shqipërinë.

Përmes një deklarate të bërë më 8 prill 1939, nga sekretari i Shtetit, Cordell Hull, pushtimi i Shqipërisë nga Italia u konsiderua si një akt i dhunshëm dhe përdorim force, që kërcënonte paqen e botës.

SHBA ndërmorën   edhe disa hapa të tjerë ndaj Italisë fashiste, duke i kërkuar Musolinit, që të tërhiqte trupat ushtarake nga Shqipëria.

Por pas kërkesës së bërë nga qeveria kukull e Shqipërisë dhe nga  diplomatët e Ministrisë së Jashtme të Italisë, për largimin e diplomatëve amerikanë nga Shqipëria, si rezultat i suprimimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe kalimit të funksioneve të saj analoges italiane përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë u mbyll  më 16 shtator 1939.

Po kështu u tërhoq edhe Faik Konica,  përfaqësuesi i Shqipërisë nga Uashingtoni.

Me këtë akt ju dha fund marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane, të cilat u rivendosën shumë vite më pas, më 15 mars 1991, pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Deri në vitin 1941, Ballkani përveç Shqipërisë në përgjithësi u shpëtoi efekteve direkte të Luftës së Dytë 130tërore. Lufta italo-greke në dimrin e vitit 1940-1941, u zhvillua kryesisht përgjatë kufirit shqiptar dhe në territorin shqiptar.

Megjithëkëtë, SHBA dënuan edhe sulmin italian mbi Greqinë dhe sulmin e Gjermanisë  mbi Jugosllavinë, duke u dhënë popujve të tyre mbështetjen dhe  premtimin për ť i ndihmuar.

Pas vendosjes së ushtrive aleate anglo-amerikanë në Afrikën e Veriut në vitin 1942, zbarkimit në Sicili në qershor 1943 dhe avancimit të mëtejshëm të tyre në territorin e Italisë së Jugut, u rrit interesi i SHBA për Ballkanin dhe për Shqipërinë.

Sidoqoftë duhet thënë se asnjëherë BalIkani nuk u bë objektivi më tërheqës për interesat amerikane. Ishte Evropa Qendrore, Pacifiku dhe tjera rajone, të cilat përbënin përparësi për amerikanët.

Hap të   rëndësishëm të politikës amerikane ndaj Shqipërisë përbën deklarata e sekretarit të Shtetit, Cordell Hull, më 10 dhjetor 19427.

Përmes saj rikonfirmohej edhe njëherë qëndrimi i qeverisë së SHBA për mosnjohjen e pushtimit italian të vendit dhe dëshirën e saj për rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Qëndrimi amerikan ndryshonte nga ai i Britanisë së Madhe, e cila ndonëse shprehej për pavarësinë e shtetit shqiptar, deklaronte nga ana tjetër se linte të hapur dhe të diskutueshëm problemin e kufijve të tij, në periudhën e pasluftës.

SHBA përmes kësaj deklarate, do të  vlerësonin edhe rezistencën e shqiptarëve, duke shfaqur dëshirën e  popullit amerikan për t’i ndihmuar ata ushtarakisht për të përzënë pushtuesin nga shtëpitë e tyre”.

SHBA dërguan misione ushtarake në Jugosllavi, Greqi dhe në Shqipëri, në verën dhe në vjeshtën e vitit 1943, të cilët kontribuan dhe ndihmuan në rritjen dhe fuqizimin e rezistencës së popujve të këtyre vendeve dhe në koordinimin e luftës së tyre me operacionet e aleatëve.

Duhet të vëmë në dukje se rolin kryesor në Ballkan e kishte SOE britanike, për shkak të objektivave të saj politikë, të cilët ishin bërë prezent më herët në këtë rajon.

OSS, si shkruan Kermit Roosevelt në parathënien e botimit: The Secret War Report of the OSS, ishte në shumë raste e huaj për mendimin dhe eksperiencën amerikane, madje edhe për instinktin amerikan.

Por të kufizuara ishin edhe objektivat e saj, e cila duhej të zhvillonte propagandë, të mblidhte dhe analizonte informacionet, dhe në rast të caktuara do të zhvillonte një luftë jo ortodokse, e cila do të përfshinte sabotimet, luftën psikologjike, luftën guerilje dhe mbështetjen fshehtë të grupeve të rezistencës.

Për arsye të ndryshme, për rolin e Misioneve Amerikane Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat ishin në përbërje dhe varësi të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (Office of Strategic Services-OSS), është shkruar pak, dhe ca më pak për Shqipërinë.

Vetëm këto tre vjetët e fundit janë shkruar dy libra, një nga Peter Lucasll dhe tjetri nga Agnes Jensen Mangerich.

Peter Lucas na njeh me veprimtarinë e anëtarëve të Misionit Amerikan Shqipëri, me biografitë dhe kontaktet e tyre me personalitete shqiptare të rëndësishëm të kohës.

Ndërsa libri i dytë është shkruar nga një infermiere amerikane, e cila e kaloi një pjesë të dimrit të ashpër të vitit 1943-44 në Shqipëri, së bashku me një grup infermieresh dhe ushtarakësh amerikanë, aeroplani i të cilëve bëri ulje të detyruar, si rezultat i një aksidenti.

Përmes librit të vet ajo na sjell të dhëna me interes, për trajtimin dhe mikpritjen që u ofroi atyre populli i thjeshtë dhe qëndresën e tyre në kushtet e vështira të shkatërrimeve të armikut dhe të dimrit të ashpër të viteve 1943- 1944.

Por burim bazë për shkrimin e këtij artikulli dokumentet e shumta arkivore të pabotuara, të gjetura amerikane (fondi: Office of Strategic Services-OSS) dhe dokumentet amerikane të botuar (Foreign Relations States – FRUS), të cilat përmbajnë dëshmi të rëndësishme politikën amerikane ndaj Shqipërisë dhe për veprimtarinë misioneve ushtarake të saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë.

Kontributi i SHBA u materializua me dërgimin në Misionit të vet Ushtarak në nëntor 1943, i cili krahas misioneve britanike, ndihmoi aktivisht luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesit gjerman dhe në një farë shkalle, edhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Regjimi komunist i vendosur në Shqipëri pas luftës nuk ishte i interesuar të vlerësonte dhe evidenconte rolin e misioneve amerikane gjatë LDB, për arsye tashmë të njohura.

Në të kundërt, Enver Hoxha në kujtimet e tij (shih: Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë) e ka minimizuar, përgojuar dhe keqinterpretuar rolin e misionit ushtarak amerikane në Shqipëri dhe në veçanti drejtuesin kryesor të saj, oficerin amerikan me orgjinë shqiptare Thomas Stephan-in, i cili gjatë luftës ishte i atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL dhe vet Enver Hoxhës.

Dokumentacioni i kohës tregon se bashkëjetesa ndërmjet Enver Hoxhës dhe Thomas Stephan-it ka qenë nga më normalet. Ndarja e pasluftës dhe mentaliteti i Luftës së Ftohtë, me sa duket kanë bërë punën e tyre edhe në këtë rast.

Megjithëkëtë, në masën e thjeshtë të popullit dhe të një pjese të inteligjencies shqiptare u ruajtën konsiderata pozitive dine mirënjohje për misionin amerikan në Shqipëri/ për SHBA dhe ndihmën e dhënë prej, në një periudhë të vështirë për vendin.

Për t’u njohur me një histori tjetër, të painfektuar nga interpretimet e kohës së pasluftës neve na vijnë në ndihmë sidomos dokumentet arkivore , të cilat na sjellin një histori te arkivuar”, të ngjarjeve të shkuara, të cilat tashmë janë hapur pothuajse në mënyrë të plotë në Lindje, por edhe në Perëndim.

Marrë me shkurtime nga “Shqipëria dhe të mëdhenjtë” i Hamit Kabës