Kur Aleksandër Moisiu kërkonte nënshtetësinë shqiptare

Kur Aleksandër Moisiu kërkonte nënshtetësinë shqiptare

404
0
SHPËRNDAJE

Letrat e gjetura në Arkivin Qendror të Shtetit

Aleksander Moisiu lindi në vitin 1879.

Aktori e kaloi pothuaj gjithë rininë e tij në qytetin e Durrësit dhe më pas në Tiranë duke u larguar ne moshën 20-vjeçare nga Shqipëria për t’u zhvendosur së bashku me nënën dhe dy motrat e tij në Vjenë të Austrisë .

Me kalimin e kohës qyteti austriak, përveçse shtëpia e tij e re, u bë edhe stacioni i parë i karrierës së tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin të njihej me aktorin austriak që në atë kohë përjetonte një sukses mjaft të konsiderueshëm.

Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shumë aktorin tonë për hapat e tij të para në boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksandër Moisiu filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Të panumërta janë shfaqjet e dhëna me sukses prej tij në dhjetëra vende të botës. Vetëm kaq do të mjaftonte, që ai të joshej nga e mira dhe begatia e vendeve të tjera, ku kaloi
shumë nga jeta e tij artistike. Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare që flasin për dramaturgun e madh Aleksandër Moisiu.

Midis shumë materialeve të tjera arkivore, përshtypje të bën një letërkëmbim zyrtar për Aleksandër Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë shqiptare.

Letra përmban vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që ky artist i jashtëzakonshëm i skenës, megjithë suksesin e madh të arritur në një kohë, kërkon që ai dhe familja e tij të marrin nënshtetësinë shqiptare.

Në një kohë kur mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenurit shqiptar dhe vërteton edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë.

Ja një pjesë nga letërkëmbimet zyrtare të kohës:

“Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexandër
Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV.

1880, që ndodhej për një muej në një
turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen
që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë
shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e
lindur në München më 18.III.1884.

Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që
të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar.

Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë
gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark dhe prej
vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër).

Ky i refuzoi gjithë shtetësitë
e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja
e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë
kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar.

Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e
vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë
këtë artist të përmëndun në të gjithë botën.

Tue i marrë parasysh arësyet e
naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të
jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij.

Letërkëmbimi vazhdon me letrën me të cilën ministri i Punëve të Brendshme i
drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë,
ai thekson:

“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej
Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas
sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit
dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T.

Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në
shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të
merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të
Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të
përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare.
Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934

Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi
akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në
Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin.