Piktura e “Shpellës së shkruar” Trenit. Kalaja e Trenit “ka ikur me...

Piktura e “Shpellës së shkruar” Trenit. Kalaja e Trenit “ka ikur me tren”, ka mbetur vetëm shpella…

717
0
SHPËRNDAJE

Piktura e Trenit gjendet buzë liqenit të Prespës së Vogël, e bërë në faqen e shkëmbit të Spilesë, që njihet nga vendasit me emrin “Shpella e shkruar”. Ajo paraqet një skenë gjuetie ku katër kalorës me qentë e tyre ndjekin një dre. Figurat janë paraqitur në siluetë, të bëra me bojë të bardhë.

• Shpella e Trenit

Shpella e Trenit ne rrethin e Devollit e njohur ndryshe si “Gryka e Ujkut”, ndodhet ne pjesen perendimore te liqenit te Prespes se Vogel dhe daton nga viti 6000 p.e.s, ajo vazhdon te studiohet edhe ne ditet e sotme per vlerat e saj historike dhe natyrore.

Brenda shpelles gjate veres takohen koloni prej 2000-2500 lakuriqe nate por edhe specie insektesh dhe jorruazore te tjere, karakteristike e biotopit te shpelles.

Kjo pasuri natyrore eshte marre ne mbrojtje nga pushteti vendor me qellim rruajtjen nga demtimet si pasoje e aktivitetit privat te guroreve ne afersi te saj.

Ne brendesi, shpella eshte e gdhendur me piktura te mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu.

Ajo perben nje kombinim te rralle te vlerave natyrore dhe materialo-shpirterore. (Bashkia Devoll)

• Shpella e Trenit në Devoll, rrezikon të humbë vlerat e saj historike dhe turistike

Ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël në zonën e Devollit dhe daton nga viti 6000 p.e.s.

Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore.

Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj.

Mendohet se kjo shpellë ka qenë banuar që në lashtësi, gjë që vërtetohet nga pikturat murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj.

Arkeologët shprehen se shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të.

Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj.

Aktualisht, mbi 80 % e zonës së mbrojtur arkeologjike dhe historike e shpellës së Trenit i është dhënë për shfrytëzim subjekteve private.

Një ndërhyrje e shpejtë në këtë zonë, do të ndalonte dëmtimin e shpellës dhe vetë zonës arkeologjike.

Në sezonin veror, kjo shpellë vizitohet nga mjaft turistë dhe kuriozë të natyrës dhe historisë.