Njihuni me 13 vjeçarin Shqiptar, që po shkon rrugës së David Beckham

Njihuni me 13 vjeçarin Shqiptar, që po shkon rrugës së David Beckham

39
0
SHPËRNDAJE

Kosova vazhdon të ketë numër të madh talentësh që po rriten në shtete të ndryshme evropiane. Një nga ta është edhe 13 vjeçari, Nuredin Rexhepi.

Futbollisti i akademisë së skuadrës të njohur gjermane, TSV Munchen 1860 është një nga lojtarët më premtues të kësaj skuadre, që dikur ishte pjesë e Bundesligës Gjermane.

Rexhepi ka një të veçantë që e bën tejet premtues në futboll. Aftësia e tij për të ekzekutuar gjuajtjet e lira e bën kosovarin si një David Beckham apo Juninho Pernambucano të futbollit gjerman.

Golat e tij kryesisht janë nga distanca dhe gjuajtjet e tij janë vërtetë të fuqishme.

Si lojtar i Munchen 1860, shqiptari i ka shënuar gola të bukur edhe Bayern Munchenit e Baselit.