Video e Rrallë! Beg Rizaj dhe Hysen Berisha në Betejën e Koshares...

Video e Rrallë! Beg Rizaj dhe Hysen Berisha në Betejën e Koshares 1999

663
0
SHPËRNDAJE

FMimages.net ka siguruar një video të rrallë ku shihet Beg Rizaj, Hysen Berisha dhe shumë luftëtarë të UÇK-së në Betejën e Kosharës, në vitin 1999.

Thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, me në krye komandant Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100-vjeçar i vënë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, por në këtë betejë të famshme ka marrë pjesë e Beg Rizaj “Komandant Begu”, i cili është një prej viktimave të përplasjes së armatosur të ndodhur në Kumanovë më datat 9 dhe 10 maj, skruan fmimages.net

Në videon e mëposhtme mund të shihni Komandant Begun para 17 vjetësh në Koshare se bashku me luftëtarë të tjerë të UÇK-së.