Athosi, mrekullia ortodokse shqiptare në Egje

Athosi, mrekullia ortodokse shqiptare në Egje

1036
0
SHPËRNDAJE

Gadishulli i Halikdikës, mrekullia e përshpirtshme e detit Egje që kishte frymëzuar Nikos Kazanxaqis në përsiatjet e tij, fsheh edhe një perlë të panjohur të ortodoksisë shqiptare. Si sirenat e mitologjisë së moçme që ngashënjenin nga larg lundërtarët, edhe manastiret mesjetare shqiptare me heshtjen e tyre shekullore sikur zërojnë një histori të pabesueshme, shkruan Konica.al

Pas rënies së Kostandinopojës, asaj të ‘marte të zezë’, siç ishte vajtuar në eskatologjinë e krishterë, një valë e madhe murgjish e priftërinjsh ortodoksë do të merrnin botën në sy, plot duke shtegtuar drejt Malit Athos.

Në Athos do të ngryste ditët e fundit prej oshënari edhe vetë vëllai i Skënderbeut, Reposh Kastrioti. Tek manastiri i Hilandarit edhe sot duken gjurmët e ‘Arbanaški pirg’ (Pirgu Shqiptar). Sipas studiuesve serbë, kjo kullë ishte blerë nga familja bujare e Kastriotëve qysh në vitin 1420. Po këtu prehen eshtrat e Reposhit, ku në epitafin e tij shkruan ‘Duka i Ilirisë’.

Sipas historianit grek, Apostolos Vakalopulos, pelegrini rus i shekullit të pesëmbëdhjetë, Isiah, përmend priftërinj të shumtë ortodoks që shkuan në Halkidikë. Ai shquan se gjysma e manastireve në këtë siujdhesë ishin ose sllave ose shqiptare.

Pelegrini rus, manastirin Karakallu dhe atë të Filoteut i cilësonte shprehimisht si shqiptare.

Portali Konica.al sjell fotografi mahnitëse të dy manastireve shqiptare si dhe Pirgut Shqiptar, të ndërtuar nga Kastriotët:

Manastiri i Filoteut:fil-660x420 filoteu-655x420

Manastiri Karakallukarakallu-653x420

Pirgu Shqiptarkulla-696x459

Rindërtim grafik i Pirgut Shqiptarrindertim