DËSHMITARI DARDAN I MANASTIRIT TË DEÇANIT (Pjesa 1)

DËSHMITARI DARDAN I MANASTIRIT TË DEÇANIT (Pjesa 1)

79
0
SHPËRNDAJE

Shkruan: Fatbardha DEMI

Arësyeja e emërtimit ”dardan” është për t´i qëndruar besnik faktit historik se, kur u përurua Manastiri dhe ka jetuar dëshmitari ynë (shek14-të), ky objekt fetar ndodhej në trevën e Dardanisë, emërtim i përdorur deri në shekullin e 19-të. Ky fakt bazohet mbi dokumentet shkrimore. Në regjistrin e vëndeve ku dërgoheshin për të kryer detyrën besimtare priftërinjt e Dioqezës së Varshavës (Poloni) , përmëndet se në vitin 1814, Francis Zambrzycki, që deri në atë kohë kishte shërbyer në Dardani, do të zëvëndësonte një prelat që kishte ndruar jetë. (1)

Për origjinën dardane të dëshmitarit, që do ta quajmë “anonim”, do të flitet gjatë këtij studimi.
Është fakt i njohur se, ngjarjet historike të së kaluarës, si të Lashtësisë, Mesjetës apo të periudhës së Rilindjes vijojnë të trazojnë shpirtrat e popujve të sotëm (po flasim konkretisht për Ballkanin). Studimet historike janë “arena” ku ndeshen kundër-thënjet akademike për përkatsitë etnike në lidhje me hapsirat territoriale, origjinën e toponimeve, emërtimeve, figurave të shquara, traditave kulturore dhe etnografike, trashëgimisë arkeologjike deri edhe të objekteve besimtare, etj.screenshot_472

Kjo dukuri politike dhe shkencore e ditëve të sotme shtroi problemin: Në se duhej marre parasysh në këto studime ETNIJA, kur behet fjalë për bashkësitë fisnore që janë zhdukur, kanë emigruar në treva të huaja, janë asimiluar, tjetërsuar apo kanë bashkjetuar me popuj të tjerë dhe mungesës së dokumenteve shkrimore, siç na e dëshmon Historia moderne? M.Cuozzo dhe A.Guidi në studimin e tyre (Archeologia delle identità e delle differenze) shprehen se trashëgimija materiale mundëson të zbulohen veçoritë dalluese etnike të popujve të lashtë dhe të sotëm. (2) Përdorimi i metodave të reja studimore ka vërtetuar se kuptimi i Etnisë ka qënë i njohur që në parahistori dhe mund të vërtetohet edhe për periudhat historike të më vonshme, kur mungojnë dëshmitë shkrimore. Ky studim, duke i dhënë rolin udhëheqës llogjikës (analizës së fakteve), ka si synim zbulimin e etnisë së besimtarëve autokton dhe të autorit të “figurave misterioze” të ashtuquajtura:

Ufo-t e Manastirit të Deçanit

Ky manastir ndodhet në këmbë të Maleve të Nëmura, siç i kanë emërtuar shqipëtarët, pranë qytetit të Deçanit në Komunën e Gjakovës (Kosovë). Manastiri së bashku me kishën sot njihet si vepër e Stefan Uroshit III Nemanja (1282/4 -1331) i njohur nga historia botërore si mbreti i parë i serbëve.screenshot_470

Në foton e parë (fig.1) paraqitet Manastiri i Deçanit dhe (fig.2) afresku i cili dëshmon se, sipas traditës mesjetare, mbreti e ka kryer detyrimin besimtar duke ngritur shtëpinë tokësore të Zotit dhe të vend-varrimit të tij mbas vdekjes.

Fama botërore e këtij objekti fetar i kushtohet tre faktorëve: 1. Si kisha më e madhe ortodokse e mesjetës në Gadishull ; 2. Manastiri më i pasur me piktura në Europe, të cilat pasqyrojnë episode nga Testamenti i Vjetër e i Ri , shënjtorë, ngjarje dhe portrete historike të dinastisë Nemanja; 3. Ka afreskun më të madh të artit bizantin i ruajtur mrekullisht deri në ditët e sotme. (3)

Si në çdo objekt kulti kristian vëndin kryesor e zë skena “Kryqëzimi i Krishtit”e vendosur sipër altarit. Emri i përfolur i këtij afresku nuk i përket aq madhësisë dhe artit të tij, se sa për figurat që ndodhen në dy anët mbi Krishtin (fig. poshtë). Studiuesit e sotëm nuk janë në gjëndje të përcaktojnë kuptimin dhe simbolizmin e tyre në mitin kristian, duke ju lënë rradhën hamëndsive të fantashkencës aq e përkushtuar ndaj Ufove jashtëtokësorë. Gjatë gjashtë shekujve, që kur u pikturuan dy “alienët” (v.1350), nuk është dëgjuar kurrë të flitej për ta. Sot mund të arsyetojmë se kjo ishte pasojë e lartësisë se kupolës ku ndodheshin (afro 15 metra), lirisë që i dha piktori fantazisë së tij ose për to është heshtur qëllimisht.screenshot_471

Që kur u bë normë për objektet fetare zbukurimi i murreve me mitet kristiane, ata që miratonin dhe ndiqnin me rreptësi zbatimin e tyre ishin teologët e besimit. Në një kod bizantin të shekullit X apo XI, gjënden udhëzimet të hollsishme dhe shumë të detajuara për artistët që duhet të pikturonin skenat e shenjta si : mënyra e vizatimit të figurave biblike, qëndrimi , shprehja e fytyrës së tyre, e natyrës që do të vendosej në ikonë, ngjyrave që do të përdornin etj.(5) Rastet e mosbindjes quheshin herezi, pasojat e së cilës janë pasqyruar në filmin “Kohë e largët”(1983) me fundin tragjik të piktorit arbër David Selenica, autor i afreskëve të Manastirit të Athosit e shumë objekteve ortodokse të shek.XVII. Përsamësipër llogjika të çon në përfundimin, se ishte vetë kryesia e priftërinjve dhe mbreti me këshilltarët e tij, që e kishin pranuar afreskun “Kryqëzimi i Krishtit” së bashku me figurat e çuditëshme sepse përputhej me botkuptimin e tyre fetar.

Për tu njohur me besimin e familjes mbretërore të Nemanjëve , duhet të përmendim sidomos vëllanë e Konstandin Urosh III Nemanja (Stefan i Deçanit), Rastko Nemanjin i njohur me emrin fetar Shën Sava (1178-1235). Nga historianët ay mbahet si themelues i Kishës së pavarur sërbe, në saj të ngritjes së manastirit ortodoks (Hilandar) të dinastisë Nemanja në malin e Athosit (Greqi). Ai njihet si hartues i Kanunit (Nomokanon 1220) ligjor për studentët e besimit ortodoks dhe qytetarët civil, si erudit dhe dipllomat i shquar që shfrytëzoi figurat më të larta të kishës ortodokse bizantine, katolike romake dhe të Perandorisë bullgare në interes të ortodoksisë sërbe dhe kurorzimit të vëllait si mbret. Historia e emërton Konstandin Urosh III Nemanjën si mbretin e parë të popullit serb.(6) Për të gjitha këto merita, katër shenjtorë të këtij besimi i përkasin familjes së tij dhe në Beograd është ngritur (2004) kisha ortodokse më e madhe në botë e cila i kushtohet Shën Savës.

Studimet e viteve të fundit vënë në dukje një fakt të rëndësishëm për temën tonë : “Zyrtarisht dhe sipas emrit që ka, Shën Sava tradicional është një shenjt i krishterë dhe një propagandues shumë i zellshëm; me gjithatë, në thelb, prej karakterit dhe temperamentit të tij si dhe prej miteve e besimeve të lidhura me të, ai akoma i takon periudhës së vjetër parakristiane…” (7)

Në mbështetje të studiuesve serb se botkuptimi parakristian vijonte të kishte ndikim tek dinastia e Nemanjëve, janë studiuesit e artit biblik që hedhin idenë se dy “alienët” e afreskut të Manastirit në Deçan, në të vërtetë janë simbole që shprehin “diellin” dhe “hënën”, si tek bazorelievet e periudhës romake (fig.1 poshtë) e Perendisë Mithra gjatë sakrifikimit të kaut (shk 1- 4 pas K.) dhe ikonat e hershme të sakrifikimit të Krishtit (fig.2).

James Hall, në librin e tij (Dizionario dei soggetti e dei simboli nell’arte,1993) pohon se hëna dhe dielli në të dyja anët e kryqit janë elementë të zakonshme në ikonat e mesjetës mbi kryqëzimin e Krishtit. “Ato mbijetuan deri në fillimin e Rilindjes dhe çfaqen më rrallë pas shekullit të XV-të. Origjina e tyre është e lashtë (…) Kur filloi të pasqyrohej Krishti i kryqëzuar, duket se këto dy simbole ishin pranuar nga teologët dhe shkrimet biblike.” (8)screenshot_469